Dosjet, të hapen apo jo? (2008)




Dosjet, të hapen apo jo? (2008)

23:09 09/12/2008

Projektligji për hapjen e dosjeve është një nga ato tema që rikthehet herë pas here në vëmendjen e të gjithëve. Për të diskutuar lidhur me këtë temë që shkakton gjithnjë reagime në publik ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan politikanët Pandeli Majko dhe Ferdinand Xhaferri.

“Ky është një debat shumë i lodhur dhe rikthimi tek ky debat i lodhur më shumë se sa kriza e së majtës është krisë e së djathtës. Sot pas 18 vjetësh ne mund të diskutojmë hapur atë që quhet dështimi i madh me pronat, ndërkohë e djathta sot mund të flasë hapur përballë vetes lidhur me mënyrën se si krijoi raportet. U konsiderua shtresë e përmbysur e regjimit komunist. Nëse i rikthehemi këtij momenti të errët që ka të bëjë me dosjet e sigurimit të shtetit, mendoj se debati për dosjet është vetëm një pjesë e raporteve me të kaluarën të cilën e kemi mbyllur me një lloj amnezie”, tha Majko.

“Dosjet duhet të ishin hapur që në Korrik të 2008-ës. Nuk është e drejtë të thuhet që nuk është bërë asgjë”, tha Xhaferri./tvklan.al

Të ftuar: Pandeli Majko, Ferdinand Xhaferri.










Të ngjashme