Ish-sulmuesi i Partizanit kampion në vitin 1993, Edmond Dosti, këshillon që vetëm qetësia dhe disiplina në fushë do të sjellin fitoren e të kuqve.

“Të fitosh në derbi dhe të fitosh kampionatin është e jashtëzakonshme, nuk duhet kalu në eufori, Partizani i qetë dhe i disiplinuar”.

c

‘Profesor Gega ka futur frymen e ekipit dhe kjo është forca e Partizanit”.

Moke Dosti siç e njohin tifozët e viteve 90, edhe pse pret që të kuqtë të fitojnë, shpreson tek qëndrimi i Tiranës në Superligë.

“Tirana i duhet futbollit shqiptar, derbi i duhet, por Parizani nuk duhet të tolerojë dhe të jetë Fair-Play me kampionatin”.

Edmond Dosti, i cili prej vitesh jeton në Austri është rikthyer për të parë skuadrën e tij të zemrës të kurorëzohet kampione.

Tv Klan