3 deri 5 javë pezullim shoqëruar me një gjobë të majme prej 100 mijë eurosh. Ky është dënimi me të cilin mund të përballet Douglas Costa pasi pështyu një prej futbollistëve të Sassuolos.

Pavarësisht nga mbrojtja që mund të bëjë futbollisti, veprimi i tij do të ndëshkohet rëndë pasi është sjellje denigruese ndaj lojtarëve kundërshtarë, një veprim i patolerueshëm nga rregulloret sportive.

“Pavarësisht nga provokimi, ai duhet të kishte një sjellje tjetër. Me habiti reagimi i tij. Është një djalë i qetë. Ndodhi që pësuam gol, dhe u ndëshkuam dhe kjo sjell një dëm për skuadrën. Sigurisht që do të ndëshkohet edhe nga Juventus. Kjo është e drejtë.”

Pritet që sulmuesi brazilian të mos jetë ndaj Frosinones, Bolognas dhe Napolit. Por nëse lojtari do të marrë dënim edhe nga klubi mund të mungojë më shumë ndeshje ose mund të gjobitet sipas rregullores së brendshme të Juventus.

Tv Klan