Mjekët: Me rëndësi për personat me sëmundje shoqëruese

70-vjeçari Milaim Sojeva nga Prishtina ka pasur kujdes të shtuar në kohën e pandemisë, ndërsa me t’iu dhënë mundësia ishte menjëherë është vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-Covid. Tani ndihet më i lehtësuar megjithatë thotë se do të jetë ndër të parët që do të marrë dozën e tretë të vaksinës sapo një gjë e tillë të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Infektologu Arben Vishaj e konsideron të rëndësishme dozën e tretë të vaksinës për personat me sëmundje shoqëruese.

Kosova ende nuk e ka aprovuar dozën  e tretë të vaksinës, por në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se janë duke e shqyrtuar këtë mundësi dhe shumë shpejt do të marrin një vendim.

Tv Klan