Doza kokaine gati për shitje, arrestohet 53-vjeçari me precedent penal



Doza kokaine gati për shitje, arrestohet 53-vjeçari me precedent penal

09:42 08/02/2021

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. I arrestuari me iniciale A.H. është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative se 53-vjeçari posedonte lëndë narkotike dhe armë. Nga kontrolli në banesën e tij iu gjetën disa doza kokaine gati për shitje dhe sende të tjera që shërbenin për përgatitjen e drogës.

Po kështu, iu sekuestrua 1 pistoletë sportive dhe dy armë të ftohta. 53-vjeçari akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve sportive dhe armëve të ftohta. /tvklan.al







Të ngjashme