Doza kokaine në makinë e banesë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Foto ilustruese

Doza kokaine në makinë e banesë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

13:37 16/11/2019

Policia e Tiranës ka arrestuar paraditen e sotme dy të rinj të cilëve u janë gjetur lëndë narkotike në banesë dhe në automjet .

Në kuadër të operacionit “Mapo” është vënë në pranga 24-vjeçari me inicialet A. Xh., banues në Tiranë, ku pas kontrollit të ushtruar në banesë i janë gjetur 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 31 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 aparat celular.

Sakaq burime nga policia kanë bërë të ditur se në një tjetër operacion të zhvilluar sot, nën emrin “Shigjeta 3”, u vu në pranga një 21 vjeçar, me inicialet G. L., banues në Rrëshen. Këtij të fundit pas kontrollit të ushtruar në makinë i janë gjetur  8 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa bashkë me to i janë sekuestruar një mjet, një aparat celular, 34 400 lekë të reja dhe 315 euro , të dyshuara si të përfituara nga shitja e dozave me lëndë narkotike.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” në ngarkim të dy të rinjve të sipërpërmendur. /Tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi