Synohet krijimi i imunitetit edhe për mutacionet e reja të Covid-19

Teksa mutacionet e shumta po e bëjnë koronavirusin më rezistent, firmat Pfizer dhe Moderna po shqyrton mundësinë e shtimit të një doze të tretë në rregulloren e injektimit të vaksinave të tyre nëpër botë.

“Besojmë se një dozë e tretë do ta shtojë reagimin e anti-trupave me 10 deri 20 herë në krahasim me tani. Ki do të ishte një nivel domethënës për të tejkaluar gjithë këtë rezistencë nga variantet që njohim deri më tani.

Pfizer ka në plan ta nisë së shpejti testimin e dozës së tretë tek vullnetarët që morën pjesë në testet klinike të kësaj vaksine, të cilët dozën e parë e kanë marrë që në Maj të vitit të kaluar. Supozohet që doza e tretë të merret 3 javë nga e dyta, po aq sa hapësira kohore mes dy të parave, edhe pse vullnetarëve të testeve klinike do t’u injektohet gati 10 muaj më pas.

Njëkohësisht, planifikohet testimi i një doze të përmirësuar për të nxitur një reagim më të përshtatshëm të sistemit imunitar ndaj mutacionit afrikano-jugor, që deri më tani konsiderohet si më agresivi ndër variantet e COVID-19. Vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Modernës përdorin të njëjtën metodologji për nxitjen e reagimit imunitar.

Tv Klan