Dr. Dre është në krye të listës si muzikanti më i paguar i vitit sipas revistës ‘Forbes’. Dre lançoi albumin e tij të fundit në 2015 dhe nuk ka pasur asnjë turne që nga fundi i mijëvjeçarit.

Sipas revistës ‘Forbes’ ai vlerësohet të ketë fituar 950 milionë dollarë gjatë dhjetë vjetëve të fundit ku shumica e të ardhurave të tij vijnë nga aksionet në ‘Beats’, një kompani muzikore që Apple e bleu në vitin 2014 për tre miliardë dollarë.

Dr. Dre ka lënë kështu pas yje të njohur të muzikës si Taylor Sëift , Beyonce, Elton John, Katy Perry, Lady Gaga etj./tvklan.al

Klan Plus