Interviste ekskluzive me Dr. Marco Gasparotti nga Edian Gjoni

 

Marco

Prof. Dr, Marco Gasparotti është një ndër emrat më të mëdhenjë të kirurgjisë plastike dhe estetike në botë. Në një intervistë të rrallë për tvklan.al, doktori Italian, tregon se çfarë rruge duhet të ndiqet përpara se të vendosni për një ndërhyrje kirurgjikale, plastike apo estetike qoftë ajo. Kirurgjia nuk është magji, por në dorën e një profesionisti si ai, ajo i bën njerëzit të ndjehen mirë me veten e tyre. I njohur në italinë fqinje, Europë dhe SHBA si kirurgu i personazheve VIP por edhe si babi i Liposkulptrës në vitet ’90, Gasparotti rrëfen disa sekrete të vogla që ndoshta nuk i dini për këtë lloj mjekësie që shumë shqiptar e kanë prekur tashmë.

Autori i disa librave shkencor mbi kirurgjinë plastike në këtë intervistë ekskluzive, flet për ndërhyrjet për rregullime të ndryshme, pa lënë shenja pas një djegie apo aksidenti, rregullimet e deformimeve genetike, botoxin, heqjen e dhjamit, zmadhimin e gjoksit, lifting e shumë sekrete të tjera.

Doktori i famshëm thotë se në shumë raste nuk ka një moshë të caktuar për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale të kësaj natyre, por përpara se të ndërmerrni një hap të tillë konsultohuni me një specilasit dhe mos i besoni gjithkujt, pasi kërkoni përmirsim të imazhit dhe mund të përfundoni në një gjendje të rënë psikologjike e cila mund të jetë fatale për ju.

Dr. Gasparotti, jeni një ndër kirurgët më të njohur të kirurgjisë plastike në Europë dhe konsideroheni si numri një për ndërhyrjet kirurgjikale për personat VIP por jo vetëm. Cila është mosha e duhur për një femër apo një mashkull për të bërë një ndërhyrje plastike/ estetike?

Nuk ka një moshë të duhur për të bërë një ndërhyrje kirugjikale estetike. Mund të bësh një ndërhyrje në çdo moshë, varet nga lloji i ndërhyrjes. Ka ndërhyrje që bëhen që kur je fëmijë, për shembull labiopalatoschisi (rregulim i buzës së qumështit), apo otoplastika (rregullim të veshëve), ndërsa për ndërhyrje të tjera është e nevojshme që të pritet zhvillimi i plotë fizik, për shembull; Rinoplastika, qoftë estetike apo funksionale, për Mastoplatikën, qoftë shtuese apo heqje, qoftë për rregullime apo asimetrie (një gjoks ndryshe nga tjetri).

Ndërhyrjet për tu dukur më i ri të fytyrës apo të shikimit, lifting për fytyrën dhe qafën. Blefaroplastika fillohen rreth moshës 40-45 vjeç, ndërsa ndërhyerjet të rimodelimit të trupit si Liposkulptura nuk kanë limite të mëdha të moshës, në kuptimin që bëhen qoftë nga të rejat apo nga pacientë në moshë të pjekur. Trasplanti i flokëve, teknika më e fundit e së cilës është FUE, me rezultate vërtetë suprizuese dhe tepër natural, është një ndërhyrje e kërkuar kryesisht nga meshkujt, në çdo moshë, njësoj si liposkulptura e ijeve, Blefaroplastika, Gynecomastia.

Me bisturinë bëhesh 10 apo 20 vjet më i ri? Njohim një anë të medaljes, bëhesh më i bukur, por ana tjetër cila është?

Një ndërhyrje kirurgjikale estetike e bërë mirë nuk duhet të të bëjë të dukesh më i ri prej 20 vitesh, duhet thejshtë të të bëjë të ndihesh “në rregull” apo të të rikthejë “freskinë”, pa shtrëmbëruar format.

Kirurgjia nga e cila nuk mund ta njohësh tjetrin, është një kirurgji e bërë keq. Ana tjetër e medaljes e një ndërhyrje kirurgjikale të bëra mire, të ndihmojnëqë pacienti të ndihet mirë me veten dhe të tjerët.

Botoksi është shumë i kërkuar nga femrat. Ju çfarë sugjeroni, kur duhet përdorur?

Botoksi duhet përdorur për të pakësuar rrudhat ballore, për të ngritur vetullat, për të rregulluar rrudhat mbi buzë. Si të gjitha trajtimet e mjekësisë estetike duhet të bëhet kur njihet mirë si teknikë, me butësi dhe e moderuar, në mënyrë që të evitohet traasformimi i pacientëve në karikatura të shëmtuara dhe të frikshme.

Nëse një femër i nënshtrohet një ndërhyrje botoksi, më pas është e detyruar që të vazhdojë këtë proces sepse nëse e ndërpret mund t’i bien buzët apo mollëzat?

Absolutisht jo. Botoksi është një toksinë që bllokon pjesërisht disa muskuj, me një rezultat të menjëherëshem ose pas disa ditësh, varet nga rrudhat. Është një trajtim i përkohshëm, që zgjat 5 -6 muaj, në fund të së cilit gjithçka rikthehet si më parë. Nuk ka “varësi”, nuk është drogë! Botoksi përdoret edhe për djersitjen e tepërt. Trajtohen këmbët, duart, sqetullat.

Shumë femra që punojnë në televizion apo në botën e Shoëbiz, aktore, këngëtare, modele, ribëjnë gjoksin duke e zmadhuar atë. Në Shqipëri ndoshta nuk shumë kanë informacion sa i përket këtyre ndërhyrjeve. Cilat janë efektet Anësore? Sa herë duhet ndryshuar silikoni?

Sot është e mundur që të zgjedhësh për të patur një gjoks të ri dhe rezultati mund të personalizohet, zgjidhet falë një varieteti të pabesueshëm të protezave, forma dhe madhësi të ndryshme. Jo vetëm një zmadhim të volumit dhe tonit, por mbi të gjitha nëj rezultat që respekton psikologjinë dhe sensualitetin e femrës që do ta mbajë.

Zmadhimi i gjoksit është një ndërhyrje e rëndësishme në të gjitha senset dhe është vendi i parë nën profilin mjekësor dhe psikologjik. Duhet bërë në klinika dhe spitale të specializuara, në anestezi lokale ose të përgjithshme pas një vlerësimi të detajuar të gjendjes shëndetësore të pacientit dhe një vizite parapërgatitore me anestezistin.

Proteza futet poshtë muskulit të kraharorit, sidomos nëse kraharori është i dobët dhe gjoksi i vogël, sepse mbulohet nga më shumë lëkurë dhe rezultati është shumë më natyral. Ndër të tjera, në këtë mënyrë pamja e lëkurës nuk modifikohet: Gjendje e nevojshme për vizita të mëvonshme radiologjike apo vizita kontrolli.

Ndërhyrja zgjat nga 40 deri në 1 orë, varet nëse bëhet fjalë për një zmadhim të thjeshtë të një gjoksi të vogël apo do të bëhet edhe një ngritje.

Parashikohet vetëm një natë shtrimi në klinikë, më pas pacienti mund t’i rikthehet aktivitetit të përditshëm.

I vetmi limitim: Dy javë larg aktivitetit intensiv fizik-sportiv. Pjesa tjetër është totalisht natyrale. Pas rritjes së gjoksit mund të ushqesh fëmijën me qumësht dhe protezat zgjasin përjetë, që do të thotë se nuk ka nevojë që të ndryshohen, përveç rasteve shumë të rralla, por të mundshme, që lidhen me reagimin e organizmit, që mund të sjellë forcim të gjoksit. Protezat më të përdorura ditët e sotme janë ato të mbushuara me xhel koheziv, që edhe në raste dëmtimi nuk del në sipërfaqe.

Nuk duhet patur besim tek çmimet e ulëta, sepse janë sinonim i materialeve të skaduara apo të klinikave private me nivel të ulët, me pak fjalë nuk janë të sigurta.

Besojuni gjithnjë specialistëve të Kirurgjisë Plastike Rindërtuese dhe Estetikës, për një kirurgji estetike të besueshme.

Një trend tjetër është depilimi me lazer. Zhduken qimet definitivisht nga trupi? Sa seanca duhen bërë për t’ia arritur qëllimit?

Po depilimi definitiv është i përhershëm ndaj dhe nuk ka më rritje të qimes. Normalisht duhen 5 ose 6 seanca për secilën pjesë, sipas zonav
e që trajtohen dhe sipas reagimit që ka secili pacient.

Tatuazhet mund të eleminohen totalisht dhe pa shënja?

Problemi kryesor gjatë viteve të shkuara, për heqjen e tatuazhevem kishte të bënte me shenjat që ngeleshin në trup pas fshirjes së tyre, mekanike ose me lazer CO2. Sot, aparati më efikas është padyshim heqja e tatuazheve me lazer Q-Sëitched, që mundëson eleminimin e tatuazheve pa lënë asnjë shenjë pas trajtimit.

Karakteristika e këtij lloj lazeri është që lëshon impute me fuqi shumë të lartë por shumë të shkurtra. Ky lloj lazeri është i aftë që të shkatërrojë molekulat e ngjyrosura nga tatuazhi që gjenden nën lëkurë dhe të qelizat sipërfqësore të melaninës, por ky lazer i fuqishëm çlirohet në brendësi të molekulës, duke e shkatërruar, ndërsa strukturat e tjera si ato vaskulare qëndrojnë të paprekura. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë të trajtimit, eleminohet dëmtimi jo specifik i zonës së trajtuar, duke ulur në minimum apo duke eleminuar tërësisht gjakderdhje të mundshme nga trajtimi. Në bazë të gjatësisë së valëve të përdorura trajtohen si pigmentet e errëta të tatuazzhit, si e zeza dhe bluja, (kjo vlen edhe për heqjen e tatuazheve të vetullave apo penelit), deri tek pigmentet më të hapura të tatuazheve, si e kuqja apo kafja (mund të eleminohet tërësisht edhe tatuazhi i konturit të buzëve).

Trajtimi me lazer Q-Sëitched për heqjen e tatuazheve, konsiston në seanca me distancë nga njëra tjetra prej disa javësh nga nga njëra – tjetra, por kohëzgjatja dhe numri i trajtimeve varet nga një sërë faktorësh, ndër të cilat dhe madhësia e tatuazhit, thellësia, prej sa kohësh është bërë, intensiteti, dhe sasia e pigmentit të ngjyrosur. Ky trajtim nuk është i dhimbshëm. Mund të ndjesh një bezdi të lehtë, një ndjesi sikur prek një copës plastike në lëkurë. Nëse është e nevojshme mund të përdoret edhe anestezia lokale.

Para dhe pas trajtimit duhet evituar ekspozimi në diell apo në solar, për të shmangur shfaqjen e hiperpigmentimit. Është e nevojshme që për këtë lloj trajtimi të drejtoheni tek ekspertët e trajtimeve me lazer, specialist të kirurgjisë plastike apo dermatologë, në mënyrë që të shmangni komplikacione të mundshme dhe për të patur sigurisht një rezultat optimal.

Të dobësohesh është sfidë. Shumë njerëz pasi i’a kanë dalë të dobësohen nuk kanë mundur të eleminojnë shenjat (te çarat e lekures). Këto shenja, mund të eleminohen nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale?

Në disa raste, pavarësisht një diete rigoroze dhe një aktiviteti fizik intesiv, barku nuk përmirësohet. Në çdo rast në fakt mbetet një depozitimin rezistent ndaj çdo terapie, ose një lëkurë e varur, ose një relaksim i muskulit që me gjimnastikë dhe dietë mund të përkeqësohet.

Në këto raste, kini kujdes, vetëm pasi të keni provuar gjithçka, mund të jetë e rastit që t’i drejtoheni kirurgjisë plastike. Në rastet e akumulimit të shtresave dhjamore në disa zona, liposkulptura mundëson modelimin përfundimtar të lëkurës pa asnjëlloj shenje të dukshme. Bëhet nëpërmjet anestezisë lokale ose gjenerale në rastet më delikate dhe është e nevojshme që të paktën një natë pacienti të qëndrojë shtruar në klinikë. Maksimumi që nevojitet për t’u rikuperuar nga kjo lloj ndërhyrjeje janë 2 ose 3 ditë.

Nëse barku vjen për shkak të varjes së pjesë së muskujve apdominalë, që mund të ndodhë pas një shtatëzënie tek femrat e reja dhe që lidhet me varje minimale të lëkurës, kjo mund të korrigjohet nëpërmjet një “miniapdominaloplastike”. Nëpëmjet një prerje rreth 10 centimetra, bëhet e mundur tërheqja e muskujve dhe heqja e një pjesë minimale të lëkurës në mënyrë që t’i jepet një formë perfekte barkut. Shenja nga kjo ndërhyrje do të jetë miinimale, njësoj si ajo cezariane, ndërsa rikuperimi zgjat vetëm pak ditë. Dhimbja pas këtij operacioni është minimale ose asgjë. Ndërhyrja këshillohet edhe për meshkujt me lëkurë të thatë por me shtresa dhjamore në murin muscular, ndërhyrja e këshillueshme është mini-apdominalo-plasitika.

Ky lloj operacioni këshillohet për ata që kanë humbur shumë pasha, qoftë në rini, qoftë pas të 50-ve, gjithashtu edhe tek gratë që kanë patur më shumë se një shtatëzëni dhe mundëson heqjen e sasive të konsiderueshme dhjami dhe lëkurë të tëpërta si dhe rimodelon muskujt. Përdoret shpesh për modelimin e ijeve. Dy ditë shtrim në klinike, një javë pushim me aktivitet fizik të moderuar, pa dhimbje ose dhimbje minimale pas operacionit. Ndërhyrja lë një shenjë të lehtë e fshehur në bikini apo slip. Sigurisht që është e nevojshme një vlerëim i shëndetit të pacientit, ashtu si në çdo ndërhyrje tjetër të kirurgjisë plasitke- estetike.

Analiza klinike, vizitë me anestezistin, elektrokardiogramë, spirometry (vlerësim të kapacietit të frymëmarrjes) si dhe një dopplet të venave të këmbëve janë të domosdoshme për një kirurgji të sigurtë.

E rëndësishmë më pas shtë që struktura shëndetësore të jetë në lartësinë e duhur dhe që kirurgu të jetë më një eksperiencë të gjatë. Mos i besoni poliambulatorëve apo studentëve të mjekësisë, apo klinikave që nuk ofrojnë paisjet e nevojshme. Për çdolloj dyshimi mund t’i drejtoheni faqes www.sicure.org, organi zyrtar i Shoqërisë Italiane të Kirurgjisë Plastike Rregulluese dhe Estetike.

Nëse ju kontakton një pacient sepse ka nevojë që të hequr shtresë dhjamore. Sa zgjat një ndërhyrje dhe në sa ditë arrihet një rezultat?

Heqja e shtresave në disa zona të trupit apo të celulitit të qëndrueshëm pavarësisht dietave apo terapive fizike, sot mund të modifikohet me liposkulpturë sipërfaqësore tredimensionale. Kjo teknikë, e ideuar prej meje në vitet 90, është përhapur gjatë viteve në të gjithë botën. Inovacioni i madh i liposkulpturës, në raport me liposuctionin tradicional, qëndron në heqjen e dhjamit me anë të një ageje (cannule) shumë të hollë dhe e butë, me anë të së cilës kirurgu arrin të rimodelojë të gjithë profiling trupor, duke ju dhuruar një harmoni që nuk e kishit më parë.

Me anë të liposkulpturës, ndër të tjera është e mundur që të trasferosh dhjamin nga një pjesë e trupi ku ka me shumicë në një tjetër ku janë bosh. Në këtë mënyë, për shembull, bëhet e mundur që ti japësh më shumë volum pjesës të së pasmeve pa asnjëlloj shenje të dukshme. Ndër të tjera mund të trajtohen krahët, gjunjët, kaviljet për një rregullim të përgjishëm të trupit, gjë kjo e cila nuk mund të arrihet nga një “liposuction tradicional”. Një tjetër karakteristikë e kësaj teknike kirurgjikale, sigurisht nëse bëhet siç duhet, është tërheqja e lëkurës, ku mund të japë rezultate të kënaqshme edhe tek pacintët jo shumë të rinj, pa patur nevojë që të ndërmarrin ndërhyrje shumë më negative apo me shenja që ngelen si në rastin e apdominaloplastikës, lifting të krahevë dhe të kofshave.

Në rastet më të vështira, liposkulptura përdoret në anestezi gjenerale dhe nevojitet një ditë shtrim në klinikë, ndërsa këshillohen 2-3 ditë pushim. Rezultatet e befasueshme të rimodelimit trupor që përfitohen me anë të liposkulpturës së realizuar mirë, janë definitive në kohë, në rastet që eleminohen qelizat dhjamore që nuk formohen më kurrë.

Pas ndërhyrjes është e nevojshme veshja e një korseje të lehtë për rreth 2 javë pas ndërhyrjes.

Liposkulputura është një ndërhyrje që mund të realizohet në çdo periudhë të vitit. Një moment që zhduken shenjat mund të shkoni në plaz
h sigurisht duke përdorur krem diellor dhe mbrojte tek shenjat.

Liposkulptura gjithsesi nuk është një dietë për dobësim.

Sot ekziston një metodë jo kirurgjike për të eleminuar në mënyrë të shpejtë dhe definitive shtresat dhjamore të trupit, yndyrat e celulitin. Bëhet fjalë për “Diet Tube”: Rimodelim trupor jo – kirurgjikal.

Të dobësohesh në kohë të shkurtër dhe të rimodelosh trupin, duke eleminuar dhjamërat e tepërt dhe celulitin. Ky është premtimi i Diet Tube, një protokoll që ka në bazë “Ketogenic Diet”, një ushqim i pasur me proteina dhe e varfër nga karbohidratet.

Dieta Tube është e këshillueshme për kë dëshiron të humbë shumë kilogramë, por edhe për personat që kanë 5-6 kilogramë mbipeshë dhe që nuk mund ti heqin me dietat hiperkalorike. Bëhet fjalë për një protokoll të vënë në zbatim nga studio jonë sëbashku me një ekip endokrinologësh dhe nutricionistësh, mundëson eleminimin e shtrësave dhjamore dhe një rimodelim të trupit të ngjashëm me liposkulturën.

Ky protokoll bazohet në proteina ketogenike, pa sheqer, që e detyron organizmin të marrë energjinë e nevojshme mga dhjamërat. Ky lloj metabolizmi provokon në gjak një rrije të substancave, trupat ketonikë që, përveçse shuajnë njesinë e urisë, gjenerojnë një ndjesi të shëndetshme. Kjo dietë, zgjat nga 8 deri në 12 ditë dhe konsiston në humbjen e 6 deri në 10 përqind të masës dhjamore, pa ndikuar tek muskujt. Në praktikë, një grua që peshon 70 kilogramë dhe e gjatë 160 cm, mund të arrijë një humbje prej 5 kilogramësh në 10 ditë. Gjithçka bëhet nëpërmjet një sonde shumë të hollë e të vogël që futet në hundë (2 milimetra) dhe futet pa asnëjlloj bezdie deri në stomak. Është e lidhur me një minipompë dhe më një thithëse të ushqimit, që mund të mbahet në çante. Kjo lloj pompe mund të përdoren 24 orë në ditë. Gjatë këtij trajtimi është e mundur që të ndiqni të gjitha aktivitetet e përditshme. Gjatë kësaj kohe duhet të konsumoni vetëm miks proteinash, ujë, çaj, kafe etj. Është gjithashtu e nevojshme që të konsumoni të paktën 2 kg ujë në ditë.

Komplikime? Deri më tani është e tolerueshme dhe nuk ka shfaqur asnjëlloj problemi. Është shumë e këshillueshme për ata pacientë që kanë problem me veshkat. Si në të gjitha rastet e tjera, edhe për këtë dietë është e nevojshme të ndërmerrni analiza të gjakut, elektrokardiogramë, apo një pasqyrë të hormoneve tiroide.

Pas 10 ditësh të ushqyeri me bazë ketogenic parashikohet një periudhë prej 2 javësh, gjatë së cilës javën e parë duhet konsumuar vetëm proteina, ndërsa javën e dytë proteina dhe karbohidrate.

Protokolli “Diet Tube” mund të përsëritet derisa të arrini peshën e dëshiruar dhe sigurisht derisa parametrat shëndetësorë të jenë brenda normave. Diet Tube nuk është një protokoll për tu bërë pa mbikëqyrjen e mjekut.

Mund të ndodhë që të marrësh infeksion, apo më keq akoma, të humbësh jetën për shkak të një ndërhyrje të tillë?

Kirurgjia estetike është një kirurgji e bukur dhe e mirë. Është e nevojshme që t’i drejtoheni specialistëve, profesionistëve që operojnë me struktura të kualifikuara dhe gjithnjë në prezencë të një mjeku anestezist. Mos i besoni asnjëherë atyrë që i nënvlerësojnë ndërhyrjet e kirurgjisë estetike.

Janë të nevojshme analiza rutinë parapërgaitore, një ECG dhe një vizitë tek anestezisti për të vendosur nëse gjendja shëndetësore e pacientit është e duhur për ndërhyrjen. Tregoni kujdes të madh në fazën pas operacinit, duke përdorur medikimin e duhur në kushtet maksimale të higjenës.

Gjatë gjithë këtyre viteve punë dhe suksesi, keni trasformuar ndonjëherë një person, qoftë një person i njohur ose një person i mafias, nëpërmjet bisturisë duke i dhënë një identitet të ri?

Absolutisht jo! Nuk kam trasformuar kurrë njerëz dhe nuk kam pacientë që kanë lidhje me mafian që t’i jap një identitet të ri.

Njerëzit e spektaklit kërkojnë kryesisht një përmirësim të disa defekteve, ose thjeshtë një “rifreskim” për tu dukur më bukur dhe më të rregullt përpara telekamerave. Cilado qoftë kërkesa e pacientëve të mi, nuk më pëlqen ta ekzagjeroj, një kirurgji plastike e bërë mirë është një kirurgji elegante, asnjëherë vullgare apo “jashtë normave”.

Rregullime të vogla që ndihmojnë për tu dukur më mirë, pa “tjetërsuar”pamjen fizike dhe personalitetin.

Cilët janë personazhet VIP që janë rimodeluar nga bisturia juaja, mund të na thoni ndonjë emër?

Një profesionisht serioz nuk mund të thotë emra të pacientëve të tij, qofshin ato VIP ose jo.

tvklan.al