Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi miratoi nen për nen dhe në tërësi vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës PS – LSI, draftin e ndryshimeve kushtetuese që do t’i paraqitet parlamentit për votim. Të pranishëm deri në përfundim të mbledhjes ishin ambasadorët Donald Lu dhe ajo Vlahutin.

Për nenet e kundërshtuara nga opozita, që kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të 4 institucioneve kushtetuese që do të dalin nga Reforma, është lënë mundësia e rishikimit.

Opozita u largua nga Komisioni. Nënkryetari Oerd Bylykbashi tha se, miratimi i draftit ishte në shkelje të Kushtetutës dhe të negociatave.

Kryetari i komisionit Fatmir Xhafa tha se negociatat vazhdojnë dhe se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të gjetur konsensusin mes palëve.

Tv Klan