Drafti i KE konfirmon hapjen me kushte të negociatave

Posta

Drafti i KE konfirmon hapjen me kushte të negociatave

23:58 13/10/2019

Drafti paraprak i konkluzioneve të Këshillit Europian për samitin e 18 Tetorit, i përgatitur nga Presidenca e Këshillit, konfirmon hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë.

Në draft thuhet se brenda gjashtëmujorit të parë të 2020-ës duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të ketë përparime në reformën zgjedhore.

Kujtojmë që këto propozime janë bërë nga Bundestagu gjerman. Sipas draftit, Këshilli do të vendosë gjithashtu kushte që duhet të përmbushen para se të hapen diskutimet për kapitujt e parë të negociatave.

Këto kushte janë: fillimi i hetimeve për gjykatësit dhe prokurorët e përjashtuar nga vetingu, fillimi i hetimeve për vjedhjet elektorale, funksionimi e SPAK dhe arritja e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit përfshi asetet e korrupsionit të politikaneve te lartë, miratimin e reformës elektorale si dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi