Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi do të mblidhet paraditen e të martes.  Antarët e komisionit janë njoftuar nga kryetari Fatmir Xhafa për mbledhjen, ndërsa iu është nisur dhe një kopje e draftit me të gjitha përmirësimet e fundit bërë nga ekspertët.

Për Xhafën dokumenti që do të shqyrtohen në mbledhjen e neserme është gjithëpërfshirës, pasi ka të integruar përveç propozimeve të opozitës dhe ekspertizën me të mirë ndërkombëtare, dhe tek këto propozime ai mohon të jetë renditur dhe ai për vendet e rezervuara për përzgjedhjen e antarëve të institucioneve të reja kushtetuese, siç kërkon Partia Demokratike.

Vendet e rezervuara janë një model që aplikohen në përzgjedhjen e antarëve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, por që për Xhafën është model i dështuar.

Nëse në rastin më të mirë drafti i Reformës në Drejtësi do të kalonte në Komisionin e Posaçëm atëherë do t’i hapej rruga miratimit në Kuvend. Pikërisht për procedurën parlamentare që duhet të ndjekin ndryshimet kushtetuese për tu miratuar Kryeministri është informuar nga aleati i tij, kryeparlamentari Meta, siç pohon Petrit Vasili i cili është optimiste se kerkesa e vetme e opozitës mund të zgjidhet për t’u arritur kompromisi.

Tv Klan