Deklarata pas incidentit me Von der Leyen në Ankara

Nuk kaloi lehtë incidenti që ndodhi më herët këtë javë në Pallatin Presidencial të Turqisë, kur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u la e mënjanuar në divan gjatë takimit të presidentit turk me krerët e BE-së.

I indinjuar nga sjellja e Erdoganit, kryeministri italian Mario Draghie akuzoi presidentin turk për poshtërimin e presidentes së Komisionit Europian dhe tha se ishte e rëndësishme të tregohej i sinqertë me “diktatorët”.

“Absolutisht nuk jam dakord me sjelljen e Erdogan-it ndaj presidentes von der Leyen. Mendoj se nuk ishte sjellja e përshtatshme dhe më erdhi shumë keq për poshtërimin që vonderLeyenduhej të vuante,” u tha Draghi gazetarëve.

“Pas kësaj, le t’i quajmë ata siç e meritojnë, diktatorë, me të cilët dikush megjithatë duhet të merret vesh, duhet të jetë i sinqertë kur shpreh vizione dhe mendime të ndryshme,” shtoi Draghi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi nga Ankaraja. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i dënoi me forcë fjalët e kryeministrit italian e i quajti të papranueshme.

“Ligjërim populist dhe komentet e shëmtuara ndaj presidentit tonë të zgjedhur,” tha Cavusoglu.

Klan News