Senatorët e minoritetit austriak: Është më gjerman se gjermanët!

Shpresat që Mario Draghi të arrijë të formojë një shumicë të re qeverisëse në Itali janë të larta. Këtë të premte, diskutimet janë shtrirë në parlament me krerët e grupeve parlamentare.

Draghi i nisi negociatat me përfaqësuesit e grupimit për autonomitë në Senat që përfaqëson në parlament pakicat gjermane e austriake të veriut të Italisë. Ata premtuan mbështetje për Draghi-n, i cili në Berlin konsiderohet si më gjerman se gjermanët, pasi në krye të Bankës Qendrore Europiane ai zbatoi me sukses planin e ashpër të kursimeve kundër krizës financiare europiane të rekomanduar nga ekspertët financiare të qeverisë së Angela Merkelit.

Në plan për këtë të premte ka edhe takime me të tjera parti parlamentare, si me demokratët, Forca Italia-n e Italia Viva-n. Dita më e vështirë do të jetë e shtuna, dita e tretë e negociatave, kur parashikohen takime me përfaqësuesit parlamentarë të 5 Yjeve dhe Lega Nord, dy grupimeve euroskeptike që gjatë krizës ekonomike lindën ose u fuqizuan si forca politike në Itali sepse kundërshtuan ashpër reformat e Bankës Qendrore Europiane.

Në media, Draghi përshkruhet si njeriu që do t’i ndryshojë faqen politikës italiane, ndërsa mundësia e drejtimit prej tij të qeverisë italiane ka ndikuar pozitivisht në bursa.

Tv Klan