Drake dhe DJ Khaled kanë publikuar bashkëpunimin e tyre muzikor. Kënga mban titullin “Popstar” dhe vjen e shoqëruar me një videoklip tejet interesant.

Pjesë e videoklipit është edhe këngëtari Justin Bieber së bashku me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin.

Videoja hapet me DJ Khaled duke regjistruar vetë dhjetëra video me ide për videoklipin dhe më pas ia dërgon ato Drake.

Më pas del Justin, i cili shihet teksa ecën nëpër korridore i ndjekur nga një roje sigurie, me një shishe shampanjë në dorë dhe varëse diamanti në qafë.

Ai zbret në katin ku mbahet festa dhe më pas e gjen veten në një studio duke regjistruar këngën e re.

Në fund Justin zgjohet pranë bashkëshortes së tij aktuale Haley dhe kupton se ishte e gjitha një ëndërr, deri sa merr një telefonatë nga Drake që e fut në dyshime./tvklan.al