Drake: Lil Wayne dhe Nicki Minaj, reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave





Drake: Lil Wayne dhe Nicki Minaj, reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

22:20 08/08/2022

Tre reperët performuan së bashku në skenën e Toronto-s pas 7 vitesh

Drake i ka cilësuar Lil Wayne dhe Nicki Minaj si reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, teksa u ngjit në skenë në turneun Young Money Reunion në skenën e Torontos.

“Është qyteti më i madh në botë – unë jam duke qëndruar në skenë me reperin më të madh të të gjitha kohërave. Dhe po ashtu edhe  me reperen tjetër më të mirë të të gjitha kohërave,  që është ajo  atje me flokët rozë”, është shprehur 35-vjecari .

Ribashkimi i shumëpritur shënoi herën e parë në shtatë vjet që Drake, Lil Wayne dhe Nicki Minaj ndajnë skenën së bashku.

Ai vlerësoi reperin për mbështetjen e dhënë  më herët në karrierën e tij. Secili nga reperët dhuroi një performacë vetëm duke kënduar disa prej hiteve të tyre më të mëdha për tu ribashkuar në fundin e mbrëmjes.

Paraqitja në koncertin në Toronto vjen pasi Drake në fillim të këtij muaji zbuloi se ishte infektuar me Covid-19 për herë të dytë.

Klan News













Të ngjashme