Italianët shkuan në shtëpi duarborsh, thrilleri psikologjik “Haberech” fiton çmimin e jurisë

“Titane”, një film që tregon historinë e një vrasësi serial me regji nga francezja Julia Ducournau, fitoi çmimin më të lartë të Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Fitorja u parapri nga një gafë nga regjisori Spike Lee që drejtonte jurinë i cili e shpalli rastësisht fituesin në mes të ceremonisë. Ducournau, gruaja e dytë që fiton çmimin e lartë në Kanë.

Filmi i saj i dhunshëm u vlerësua për origjinalitetin. Fantazia e bukur dhe e errët e Ducournau është një breshëri komike e seksit, dhunës, ndriçimit të zhurmshëm dhe muzikës goditëse, thanë kritikët në transmetuesin “BBC”.

Përshkruar si një film horror dhe i bazuar rreth një karakteri, filmi bëri përshtypje me energjinë e tij.  Filmi “Drive my car” nga regjisori japonez Ryusuke Hamaguchi u mjaftua vetëm me çmimin e skenarit më të mirë.

Aktori më i mirë i shkoi për Caleb Landry Jones për performancën e tij në filmin “Nitram”, një komedi romantike moderne. Ndërsa aktorja më e mirë u shpall norvegjezja Renate Reinsve per rolin e saj në filmin “Personi më i keq në botë”. Italianët mbetën të zhgënjyer pasi filmi “3 kate” i regjisorit Nani Moreti doli duarbosh.

Çmimi i madh i jurisë këtë vit shkoi për thrillerin psikologjik “Haberech” të regjisorit izraelit Nadav Lapid.

Klan News