Ronaldo kthehet me dy gola pas Covid-19

Pasi mposhti koronavirusin, Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e Juventusit ndaj Spezias. Portugezi u aktivizua në pjesën e dytë dhe pas tre minutash në fushë, gjeti golin e parë. Më parë për Juventusin kishte shënuar Alvaro Morata.

Goli i tretë për Juventusin erdhi nga Rabio, ndërsa Ronaldo shënoi të dytin personal me 11-metërsh. Çmenduri dhe dramë mes Torinos dhe Lazios, ndeshje që përfundoi 4-3 për skuadrën kryeqytetase. 2-1 përfundoi pjesa e parë për Torinon dhe me nisjes e së dytës Lazio barazoi.

Në minutën e 87’, Torino realizoi golin e tretë dhe duhet të ishte mbyllur kështu, po në shtesa dhe pikërisht në minutën e 95’, Lazio barazoi me 11-metërsh të Immobile. Tre minuta më pas erdhi goli i fitores nga Caicedo.

Kreu i renditjes në Serie A mbahet nga Milani pas fitores 2-1 në transfertë me Udinese. Goli i parë kuqezi u shënua nga Kesi në minutën e 18’. Me fillimin e pjesës së dytë, barazimi i skuadrës vendase erdhi me një 11-metërsh të Rodrigo De Pol.

Por ishte Zlatan Ibrahimovic që solli fitoren me një supergol me roveshatë. Me këtë fitore që erdhi falë një goli të shpikur nga Ibrahimovic në minutën 84’, Milani u ngjit në kuotën e 16 pikëve.

Tv Klan