Java e parafundit në Serie A rezervoi emocione të forta, në garën për titull.
Interi nuk përfitoi nga ndalesa e Napolit, për të marrë kryesimin e renditjes.
Napoli barazoi 0-0 ndaj Parmës, në një duel shumë të luftuar.
Paralelisht Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Lazios. Bisseck dhe Dumfries shënuan për zikaltërit, por Pedro realizoi dy herë për miqtë.
Ky rezultat la renditjen thuajse të pandryshuar në krye. Napoli udhëheq me 79 pikë, një më shumë se Interi.
Titulli do të vendoset në javën e fundit të kampionatit, ku zikaltërit sfidojnë Comon, ndërsa kryesuesit presin Cagliarin.
Në takimet e tjera, Juventusi fitoi 2-0 ndaj Udineses dhe thuajse siguron vendin e katërt.
Milani u mposht 3-1 nga Roma dhe mbetet jashtë Europës. /tvklan.al