Duket se po shkon drejt finalizimit marrëveshja për kufirin detar me Greqinë.

Burime të Tv Klan thanë se sot në mbrëmje, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të takohet me homologun e tij grek Niko Kocias në ishullin Rodos, ku pritet të dakordësohen për një draft final për këtë marrëveshje.

Ministrat e Jashtëm pritet të diskutojnë për parimet politike të marrëveshjes ndërsa nesër në Athinë dy grupet negociatore do të ulen për t’i dhënë fund dokumentit të shumë diskutuar.

Marrëveshja pritet te firmoset nga dy kryeministrat Rama e Cipras, por ende nuk ka një datë konkrete pasi zhvillimet e 24 orëve që do të pasojnë do të vendosin dhe fatin e këtij dokumenti.

Opozita greke nga ana e saj ka bërë thirrje për një debat të plotë në parlament para nënshkrimit të çdo marrëveshje me Shqipërinë.

Tv Klan