Punimet e aksit Kune – Hidrovor po shkojnë drejt fundit, duke ndihmuar në zhbllokimin e trafikut për pushuesit që zgjedhin Shëngjinin.

Investimi që kap vlerën e 79 milionë Lekë, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është një projekt i Bashkisë së Lezhës.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se gjatë sezonit veror ky aks do të funksionojë me një kalim.

Po ashtu, gjatë sezonit veror, në këtë aks nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Rruga më një gjatësi 3.1 km të gjatë përfshin të gjitha parametra e sigurisë, duke ndihmuar lëvizjen për turistët vendas dhe të huaj të cilët po preferojnë gjithnjë e më shumë Shëngjinin, si një prej destinacioneve të tyre turistike.

Tv Klan