Balluku: Zgjedhje për mbi 13 mijë banorë, reformë për ujin e pijshëm

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u ndal këtë të mërkurë në Rrogozhinë, për të parë punimet e fundit që po kryhen në ujësjellësin e ri të këtij qyteti.

Sipas Ballukut ky investim do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 13 mijë banorë.

Megjithatë informaliteti vijon të jetë problem në këtë zonë. Ndaj ministrja Balluku kërkoi nga pushteti vendor që të sigurohet për të mbledhur pagesat e ujit. 

 “Ato të ardhura që mblidhen të investohen, është detyrë e pushtetit vendor të paktën deri tani”.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës aktualisht janë rreth 200 kantierë në të gjithë vendin ku po punohet në ketë sektor.

Tv Klan