Autoritetet ende në dileme për lehtësimin e masave

Evropa duket se po e kalon valën e dytë të koronavirusit. Shifrat e infektimeve dhe viktimave ditore kanë tendencë rënieje, siç tregohet qartë në këtë grafik të medias britanike BBC që bazohet tek rastet e infektimeve ditore për 100 mijë banorë në vendet kryesore evropiane.

24 orëshin e fundit, numri ditor i viktimave në Gjermani ra në 158 pas rekordeve negative të disa ditëve radhazi që arritën deri në mbi 400 viktima, shifra më e lartë e gjithë periudhës së pandemisë për këtë vend.

Ndikim në reduktimin e rasteve të infektimeve ditore kanë pasur karantinat kombëtare dhe ato rajonale te aplikuara gjerësisht nëpër Evropë. Por autoritetet janë në dilemë nëse duhet apo jo t’i lehtësojnë masat me rastin e festave. Duke shfrytëzuar lehtësimin e tyre, në Milano e Torino qytetarët u dyndën në qendrat tregtare.

Shifrat e pandemisë po ulen edhe në Shtetet e Bashkuara, ku në kontrast këtë 24-orësh shtrimet në spitale shënuar rekordin më të lartë prej mbi 93 mijë pacientësh.

Tv Klan