Johnson do ta shpallë kombëtare, ndërsa Conte lokale

Britania e Madhe dhe Italia janë vendet evropiane të radhës që pritet të shpallin karantinën si masë ekstreme për të frenuar ritmet e larta të valës së dytë të përhapjes së COVID-19. Karantina kombëtare do të hyjë në fuqi në Britani prej të Enjtes, siç tha kryeministri Boris Xhonson.

“Nga e enjtja deri në fillim të Dhjetorit duhet të qëndroni në shtëpi. Mund të dilni vetëm për arsye të veçanta, përfshirë shkollimin apo punën nëse nuk mund ta kryeni nga shtëpitë”.

Baret, restorantet, palestrat, dyqanet që tregtojnë prodhime jo-jetike dhe objektet e kultit do të mbyllen. Hapur mund të qëndrojnë shkollat dhe universitetet. Johnson do të shpalosë të Hënën në parlament planin e masave, ndërsa votimi do të bëhet të mërkurën. Karantina pritet të zgjasë deri më 2 dhjetor.

E pjesshme pritet të jetë karantina italiane. Siç bëjnë të ditur mediat vendase, kryeministri Giussepe Conte pritet të mbyllë në karantinë deri në 3 javë vetëm zonat ku ka përhapje të lartë të koronavirusit. Po shqyrtohet mundësia të ndalohen udhëtimet e qytetarëve nëpër rajone të tjera.

24 orëshin e fundit, Italia dhe Gjermania prekën rekorde të reja infektimesh ditore. Nga e hëna, karantina nis edhe në Gjermani.

Tv Klan