Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e Lojërave Olimpike në Tokio. Japonia si vend organizator ka vendosur që këto Lojëra Olimpike të jetë vërtetë të pazakonta, pasi lojtarët vijojnë stërvitjen me rregulla strikte.

Por edhe shumë vende të tjera në botë kanë në fuqi masa kufizuese dhe qytetarët detyrohen të qëndrojnë për shumë orë në shtëpi.

Të ndodhur në këto kushte atletët kanë vendosur që të gjejnë mënyra shumë origjinale për t’u stërvitur dhe për të qenë gati për Tokio2020.

Në kushte shtëpie gjimnastët kanë arritur që vijojnë ritmin e stërvitjes njësoj si më parë./tvklan.al