Drejt mbylljes 5 ura në akset kombëtare – TV KLAN

Drejt mbylljes 5 ura në akset kombëtare

Shkreli: Shkak amortizimi, po projektohen ura zëvendësuese

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të mbyllë dhe kufizojë kalimin në 5 ura në akset kombëtare për shkak të amortizimit të tyre. Ura e Leklit dhe Dragotit planifikohen të jenë të parat të cilat do të bllokohen, ndërsa po punohet për të hartuar projektin e ndërtimit e dy urave të reja zëvendësuese.

Zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli sqaron se gjendja e urave në Shqipëri është tejet e amortizuar. 30 prej tyre përbëjnë rrezik real për automjetet që kalojnë. Ai thotë se Ura e Rrogozhinës u mbyll para disa ditësh, ndërsa po ashtu do të bllokohet kalimi edhe për një tjetër urë në këtë zonë në afrësi të stacionit të Trenit.

Një nga urat e cila u bllokua në verë të 2018-s ishte ajo e Vorës. Së fundmi është kufizuar kalimi për mjetet e tonazhit të rëndë edhe në urën e Vorës, por jo të gjithë e respektojnë këtë rregull, pasi kjo rrugë të lidh me doganën e Tiranës.

Po ashtu është duke u studiuar edhe kufizimi i kalimit për mjetet e rënda në urën e Tapizës dhe atë të Mifolit.

Situata më problematike me urat paraqitet në pjesën veriore të vendit, ndërsa fatura financiare për ndërhyrjen në to është duke u përgollatiur, por mendohet të kushtojë në disa dhjetra miliona Euro.

Tv Klan

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*