Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se vatrat e zjarrit në Karaburun janë duke u neutralizuar. Në një postim në mediat sociale, Peleshi shprehet se për shuarjen e flakëve janë përdorur më shumë se 300 mijë litra ujë.

Më tej ai bën me dije se temperaturat e larta dhe terreni i vështirë kanë vështirësuar shumë punën e Forcave të Armatosura, por operacionet do të vijojnë.

“Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin”, shkruan ministri.

Në fund deklaron se janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka./tvklan.al