Disa vatra zjarri duket se janë shuar, por situata në malin e Thirrës në Kukës mbetet ende problematike. Forca të shumta zjarrfikëse dhe dhjetëra punonjës të emergjencave dhe të Forcave të Armatosura po vijojnë luftën me flakët.

Edhe pse zjarri nuk është në përmasat e ditëve të kaluara, sërish vatrat nuk janë mundur që të izolohen plotësisht.

Në këtë vatër po punohet dhe ajri me një helikopter, por terreni i vështirë nuk lejon forcat nga toka që të izolojnë flakët.

Ndërkohë në malin e Dukatit situata duket se është drejt normalizimit, pasi vatra janë izoluar dhe po punohet nga ajri për të shuar plotësisht flakët.

Po ashtu dhe në disa qytete të tjera zjarret janë drejt shuarjes dhe situata po normalizohet/tvklan.al