Rama premton përfundimin e shtëpive individuale brenda Vjeshtës

Nga lagjia “Rilindja” në zonën e Fushë Krujës, kryeministri Edi Rama ka premtuar se Vjeshta do t’i gjejë gati shtëpitë individuale dhe apartamentet që po marrin formë dita ditës.

Ndërkohë, gjatë inspektimit kryeministri përshëndeti disa punëtorë në orarin e punës, ku një prej tyre i theksoi se kolegët e tij janë demokratë.

“Demokratë? Po mbaji se mos na hidhen”, tha Rama.

Fushë Kruja është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Zona e rindërtimit ndodhet 1 km larg nga qendra e qytetit. Plani i zhvillimit shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ku ndërthuren banesat individuale, ndërtesat kolektive, institucionet arsimore dhe shërbimet.

Klan News