Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë është drejt finalizimit të një tjetër investimi në kryeqytet.

Specialistët e terrenit janë duke punuar në kryqëzimin e dy rrugëve, asaj “Bernardo Bilota” dhe rrugës “Dritan Hoxha”, ku është drejt përfundimit investimi më i ri në rrjetin e shpërndarjes.

Ky investim u vjen në ndihmë banorëve të zonës. UKT bën të ditur se përmes Drejtorisë Operacionale është gjatë gjithë kohës në dispozicion të nevojave për ndërhyrje apo investime në kryeqytet./tvklan.al