Të hënën pronat e regjistruara në Vuni, Dhërmi dhe Lukovë bëhen publike

Procesi i Regjistrimit Fillestar të Pronave në Jug po shkon drejt përfundimit. Drejt përfundimit regjistrimi i pronave në jug për të cilat qytetarët do të kenë një afat 45 ditor për t’i shqyrtuar dhe shprehur ankesat e tyre. Pas këtij afati, këto pasuri do të certifikohen.

Drejt përfundimit regjistrimi i pronave në jug të regjistruara, të cilat përfshijnë toka bujqësore të përfituara me ligjin 7501, banesa dhe objekte shërbimi, ndërtime para 1991, prona të tjera të verifikuara si rezultat i zbatimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, si edhe prona shtetërore dhe bashkiake.

Regjistrimit fillestar në Jug i është nënshtruar e gjithë zona bregdetare e vendit nga Palasa deri në Nivicë. Ky proces ka ecur normalisht që prej fillimit të tij, por ka pasur edhengadalësi, per shkak te gjendjes së trashëguar kaotike të titujve të pronësisë në këto zona që prej fillimit të veprimit të Ligjit 7501 në vitin 1991. Regjistrimi fillestar në Jug ka nisur edhe dy herë më parë përgjatë viteve 2000 dhe 2010, por të dy herët ka dështuar.

Klan News