Manastirliu: Deri tani kanë marrë dozën 150 mijë persona

150 mijë është totali i vaksinave të injektuara që prej fillimit të procesit deri në 1 Prill në popullatën mbi 70 vjeç, mësues dhe bluza të bardha. Shifra u bë e ditur nga ministria e Shëndetësisë, Ogerta manastriliu, teksa së bashku me kryeministrin Rama ndoqën procesin e vaksinimit në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Vaksinimi masiv i popullatës mbi 70 vjeç po ecën me ritme të shpejta dhe brenda pak ditësh pritet që fasha moshore për vaksinën të zbresë në 65 vjeç.

Afro 10 mijë persona të grupmoshës 70- 80 vjeç kanë injektuar vaksinën antiCovid këtu në qendrën më të madhe të vaksinimit në sheshin “Skënderbej”.

“Puna po ecën shumë shpejt. Buk është se ka shumë radhë në pritje. Normalisht edhe fasha po shkon drejt fundit dhe beso shumë shpejto do fillojmë me fashën tjetër moshore”.

Mjeket pohojnë se deri më tani asnjë prej të moshuarve nuk kanë patur shqetësime apo efekte  anësore pas injektimit të vaksinës. Ndërkohë që interesi për t’u vaksinuar vijon të rritet. Ministria e Shëndetësisë deklaron se 15 mijë kërkesa për vaksinim janë regjistruar vetëm në portalin e Albania.

Tv Klan