Përveç rikthimit në skenën e teatrit, Egli Tako ka pësuar një transformim në fizikun e saj në pak muaj. Sot në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” ajo rrëfen se njerëzit që dikur e bullizonin në rrjetet sociale për peshën trupore, sot e pyesin për ushtrimet apo dietën duke e komplimentuar.


Këtë ndryshim, ajo ia dedikon përkushtimit dhe dashurisë ndaj vetes.

-Egli, një super transformim! Për sa muaj tashmë?

Egli Tako: Ka që prej Shkurtit, 7 muaj, 8 muaj.

-Si ishte ai momenti që e more vendimin?

Egli Tako: Ishte fiks si ai momenti që Ana Carenina mori vendimin për të thënë që ‘mjaft më, jam ende gjallë. Zoti më ka bërë që të jetoj vetëm për dashuri”. Për mua kështu ishte, thashë ok është bërë e tepërt, nuk mund të duash asnjë para vetes tënde. Asnjë nuk të do ty më shumë se veten e tij.

-Dhe kalove nga një stërvitje personale në diçka më tepër. Po bën dhe një kurs?

Egli Tako: Jam duke bërë një kurs, kjo diplomë njihet pothuajse në të gjitha vendet e botës pasi e përfundon. Është teori, praktikë, anatomi. Që tek qelizat domethënë e deri te ai ushtrimi më i avancuar.

-Pse e çove kaq larg?

Egli Tako: Kam parë një vërshim vajzash.

-Ka pasur shumë bulizëm përpara Egli ë?

Egli Tako: Shumë, shumë. E kam cekur dhe në rrjetet sociale, kur pata këtë rënien drastike në peshë dhe formimin e trupit, ato njerëz që para një viti kishin bullizuar, më shkruanin “të lutem më ço pak dietën tënde, dukesh një yll i vërtetë, je shumë e bukur”. Kam menduar që thjesht njerëzit janë të palumtur. Nuk e kanë me mua, me asnjë nga ne. Më ka lënduar në fillim sepse edhe unë vetë e dija që kisha shtuar në peshë shumë më tepër se ç’ishte fiziku im gjenetikisht. Nga ana tjetër askush nuk e di arsyen pse kisha shtuar në peshë, ne nuk e njohim jetën e tjetrit dhe duhet të jemi të kujdesshëm me fjalët që nxjerrim nga goja.

Po për këngën si shprehet?

Egli Tako: Për këngën, ma kanë hequr dëshirën totalisht. Është kthyer në industri përfitimi.

-Të rezultuan të suksesshme këngët me Olsin?

Egli Tako: Absolutisht, pikërisht se unë jam shfaqur për herë të parë me Olsin në një material dhe detyrimisht njerëzit kanë ngecur tek ky bashkëpunim dhe identifikohem me atë gjë…Unë largohem fare./tvklan.al