Gazetarja e Klan News, Vera Deda, raporton se zjarri në malin Kolajakaj në Torovicë të Lezhës është drejt shuarjes.

Shërbimi zjarrfikës dhe forcat e ushtrisë të përqendruara në zonë bënë të mundur zvogëlimin e hartës.

Aktualisht janë dy-tre vatra të vogla aktive, ndërsa po punohet intensivisht për shuarjen e tyre.

Ndërsa shtëpitë që rrezikoheshin një ditë më parë, kanë dalë nga harta e rrezikut.

Klan News