Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka publikuar një foto nga avioni gjatë udhëtimit të tij për në Bruskel, ku do të takohet me Kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç krahas fotos që tregon se është duke u përgatitur për takimit shkruan se për të nuk është kënaqësi që të bisedojë me shqiptarët.

Më tej ai shton se edhe pse nuk ka dëshirë për dialog, bisedimet i bën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Në fund shprehet se për të dorëzimi nuk është një opsion.

Kurrë nuk është e këndshme të udhëtosh ose të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë.

Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, shkruan Vuçiç në Instagram.

Pritet që takimi mes dy liderëve të nisë në orën 14:00 dhe mund të zgjasë disa orë pasi janë shumë pika për t’u diskutuar./tvklan.al