Drejtësia italiane do të hapë dosjen për të zbuluar të vërtetën për vdekjen e një shqiptari 21 vjet pasi ai ndërroi jetë.

Mediat italiane shkruajnë se në Shtator, gjykata e Breshias do të hapë një proces gjyqësor për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999, kur humbi jetën Bajram Muca.

Muca u dërgua në spital në koma dhe humbi jetën. Fillimisht, autoritetet mjekësore raportuan se shqiptari kishte humbur jetën për shkak të  meningjitit.

Megjithatë kjo nuk i mjaftoi një prokurori, i cili pas insistimit kërkoi hetime të reja. Nga to u zbulua se shqiptari nuk ka humbur jetën për shkak të meningjitit, por për shkak të dhunës nga ata që e grabitën.

Për këtë arsye, gjyqtari ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për një 41-vjeçar shqiptar, Lulzim R., i cili do akuzohet për vrasje vullnetare. Megjithatë mediat italiane parashikojnë një gjyq të vështirë pasi duhet gjurmuar autori i ngjarjes dhe dëshmitarët./tvklan.al