Drejtësia shqiptare për vitin 1998 ka qënë viti i përballjes me shkëlësit e ligjit. Ngjarjet e shumta kriminale që ndodhën gjatë rrjedhës së këtij viti e ka vënë Gjykatën Shqiptare në një provë të madhe. Pothuaj të gjithë pronarët e firmave piramidale, disa prej tyre në mungesë kanë çeshtjet e tyre të hapura në gjykatë. Gjithashtu gjykata këtë vit ka nisur dhe proceset gjyqësore të mjaft individëve të akuzuar për krime të ndryshme.

Emra të lakuara shumë si Zani, Kakami, Leka Zogu, Vebi Alimuçi, gjashtë ish funksionarët e lartë të shtetit, janë gjykuar ose vazhdojnë të gjykohen në gjykata. Por nuk ka munguar dhe emri i Fatos Nanos, Ky vit ka qënë i mbushur me frikë dhe kërcënime. Majfton të përmendësh faktin se për një gjyq kanë dhënë dorëheqjen 3 gjyqtarë rresht dhe duket kuptuar psikoza e krijuar tek ata.

Por nuk kanë munguar rastet që të shtyrë nga shkaqet e mësipërme apo për të tjera, drejtësia shqiptare është treguar e dobët para krimit. Megjithatë të shpresojmë që të gjitha të metat dhe mangësitë të kalojnë me vitin që po ikën dhe viti që po vjen të jetë vit deciziv për drejtësinë dhe për njerëzit e saj./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj