Drejtësia italiane kërkon njeriun e Ndraghetas në Ballkan



Drejtësia italiane kërkon njeriun e Ndraghetas në Ballkan

16:53 25/08/2020

Gjykata shqiptare do të vendos për Bujar Sejdinajn

Italia kërkon ekstradimin e Bujar Sejdinajt, i cilësuar si  një ndër personat kyç të Ndraghetas në Ballkan. Autoritetet italiane i kanë kërkuar Ministrisë së Drejtësisë ekstradimin, e cila kërkesën ja ka çuar Prokurorisë së Përgjithshme.

Do të jetë gjykata që do të vendosë ekstradimin ose jot ë Bujar Sejdinajt, i cili u arrestua më 23 Korrik gjatë një operacioni ndërkombëtar për kokainë.

Sejdinaj dyshohet se ishte bërë tashmë pjesë e familjes mafioze Belloco. Kjo organizatë u godit në Nëntor të 2019-së në Itali dhe u lëshuan 45 urdhër-arreste.

Bujar Sejdinaj u shpreh para prokurorëve se ai është thjesht një marangoz dhe nuk ka lidhje me familjet mafioze në Itali.

Bashkë me Bujar Sejdinajt, i njohur me pseudonimin “Xhaxhai” në Elbasan u arrestua edhe Adrian Çekini, pjesë e këtij grupi kriminal që bashkëpunonte me Ndraghetën.

Shqiptarët dhe italianët ishin bërë bashkë me disa persona në Costa rica dhe Argjentinë dhe sillnin nga Amerika latine kokainën, kryesisht në Spanjë, ku autoritetet italiane kanë dokumentuar deri më tani trafikun e 20 kg kokainë.

Tv Klan






Të ngjashme