Gazetarja Gerta Zaimi, e ftuar në studion e “Përballë Lajmit” në Klan News, ka analizuar zgjedhjet e mbajtura më 11 Maji në vendin tonë, ku përparësi këtë herë kishin dhe votat e emigrantëve.

Zaimi është ndalur tek çështja e drejtësisë në vend, kryesisht tek Struktura Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po kështu, rëndësi i kushtoi dhe Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve, pasi këto dy struktura kanë bashkëpunuar në këto zgjedhje për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale.

Gazetarja u shpreh se drejtësia në vend ka arritur të dalë nga kontrolli politik, e kjo që pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme. Ajo cilësoi se SPAK-u dhe KQZ-ja provuan “ekzistencën” e tyre në Shqipëri, duke shpërndarë task-forca dhe duke ngritur procedime penale. Këto janë hapa të rëndësishme për shkëputjen e drejtësisë nga kontrolli i politikës drejt rrugëtimit të pavarësisë së tyre, për të vënë në “peshore” çdokënd pavarësisht statusit që zotëron, apo që ka pasur më parë.

“Padyshim që ne u gjendëm përballë një ndryshimi shumë të madh në pikëpamje të parë, pas vote. Pra, të zotit ministrit Manja, i cili u përball me kreun e SPAK-ut, Dumanin. La të kuptohej se pas rekomandimeve, që në realitet duan të ndërtojnë një strukturë që do bëjë kontrollin e asaj që është SPAK-u. nuk duhet të harrojmë se SPAK-u është i kontrolluar, nga ILD dhe KLP. Atëhere, Shqipëria del nga situata ku drejtësia ishte e kontrolluar nga politika. Me SPAK-un arrihet për herë të parë ndërtimi i të paktën një kornize, strukture, që do të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta. Ndërtohet për të qenë i pavarur nga politika. Si të thuash, të gjitha përpjekjet që bënë SHBA dhe Evropa në lidhje me ndërtimin e SPAK-ut, ishte pikërisht dalja e kësaj strukture nga kontrolli politik.

Gjatë këtyre zgjedhjeve, KQZ-ja dhe SPAK-u treguan që ekzistojnë. Pra, KQZ-ja krijoi një task forcë në të gjitha zonat ku u bënë zgjedhje, për kontrolle dhe SPAK-u ndërkohë bënte hetime. Për mua dha ndikim. SPAK-u ndërkohë po bën hetime, sot ka zbarkuar në Klos. Kështu që, faktikisht këto dy strukturat e treguan që drejtësia gjithmonë e më tepër bëhet e pavarur nga politika dhe po bëhet më e fortë për të kundërshtuar pikërisht atë influencën që politika bën në drejtime të ndryshme. Nëse do krijohet një strukturë tjetër, pse krijohet një strukturë tjetër? Flasim me nëse…nëse do krijohej kjo do ishte një tendencë që përgjithësi e kanë partitë e djathtë dhe ato nacionale komuniste në Evropë. E shohim që e bëri dhe Amerika me Trump-in. Si e bëri? Duke kontrolluar ato dy elementet e kontrollit dhe balancës, që janë nga njëra anë Kongresi dhe nga ana tjetër Gjykata Supreme, ku ka vendosur gjykatës të emëruar prej tij direkt. Pra, shohim një tendecë të partive në Evropë, qoftë të djathta e qoftë komuniste duan të bëjnë nëpërmjet reformave një kontroll të madh në drejtësi. Kjo e gjitha bëhet o në emër e të drejtave të njeriut, ose në emër të një maxhorance. Nuk është e drejtë, nuk është korrekte se në bazë të kushtetutave në të gjithë Evropën, që pas luftës së dytë botërore, u bazuan pikërisht tek ndarja e pushteteve. Është një gjë që Shqipëria po hedh hapat e saj të parë”, tha Zaimi.

Duke folur për bashkinë e Tiranës, Zaimi bëri një parashikim për dy partitë kryesore. Sipas saj ekziston mundësia që nga radhet rozë të kandidojnë Gonxhja dhe Manastirliu për të qenë në krye të Bashkisë Tiranë, ndërsa nga ato blu Alimehmeti.

“Orientimi mund të jetë Blendi Gonxhja. Se në përgjithësi ai që është më i votuari, është me probabilitet me të cilin kandidohet për shembull për kryetar bashkie.

Unë e shoh një lidhje. Shoh edhe një kandidat të mundshëm edhe tek Ogerta Manastirliu, për të qenë në krye të bashkisë më vonë.

Nga PD sinqerisht nuk e di sa reflective do jetë PD në lidhje me vetveten, referuar rezultateve të 11 Majit. Domëthënë në bazë të këtyre rezultateve. Me intuitë them se nuk do jetë Jorida Tabaku. Nëse do e marrim nga lista e hapur, ndoshta është më shumë Ilir Alimehmeti që të kalojë në kandidaturë për bashki se sa Jorida Tabaku, në lidhje me PD, me dinamikën e PD. Por tek PD intuita ime është më e varfër për faktin se duhet parë kush është reflektimi që do bëjë PD pas kësaj humbje”, u shpreh Zaimi.

/tvklan.al