Myrteza Çaushi hero apo bandit? Një enigmë ende e pazgjidhur, megjithatë sot paradite Zani Çaushi ka mbërritur në Vlorë duke lënë në pështjellimin e polemikave botën e drejtësisë dhe të politikës shqiptare. Numri një i Drejtësisë Thimio Kondi nuk di t’i përgjigjet pyetjes llogjike që gjithkush shtron.

Thimio Kondi: “Në qoftë se këto akuza nuk qëndronin atëherë pse organi i Prokurorisë filloi çeshtjen, edhe i arrestoi, edhe hetoi për një kohë kaq të gjatë duke e paraqitur si një proces që ecte mirë dhe i kishte provat e mjaftueshme dhe në fund u tërhoq duke mos pasur asgjë. Prokuroria është treguar e papergjegjshme në qëndrimin që ka mbajtur në dhënien e pretencës. Natyrisht me këtë qëndrim që mbajti Prokuroria i la shumë pak hapësira Gjykatës.”

Indiferent ndaj akuzave duket gjyqtari i çeshtjes Martin Deda.

Martin Deda: “Unë nuk merrem me polemikat se çfarë bën shtypi. Deri tashti nuk ka ndonjë kërkesë ankimore që dosja të shkojë në Gjykatën e Apelit. Pra vendimi është shpallur dje me dyer të hapura dhe përpara gjithë opinionit.”/tvklan.al

Gazetare : Eni Vasili