Edi Rama i’a njeh meritën e avancimit të negociatave me BE-në maxhorancës socialiste dhe detyrave të përmbushura prej saj në 3 mandate qeverisje, por demokratët mendojnë të kundërtën.
Deputetja Jorida Tabaku tha se nuk ka një diskutim mbarëkombëtar në Bashkimin Europian dhe se procesi teknik po vijon si rezultat i vendimit gjeostrategjik që është marrë pas agresionit rus në Ukrainë.
“Këta kur si bënë në tre mandate do i bëjnë tani, nuk ka ndonjë kriter të plotësuar, nuk ka avancim real”, shprehet deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Sipas Tabakut lufta kundër krimit e korrupsionit mbetet një sfidë e madhe për Shqipërinë, dhe se reforma në drejtësi ka dështuar ta përmbushë këtë mision.
“Te kërkojmë opinionin e Venecias, ne kemi thënë që duhet një reformë e re”, tha Tabaku.
Kjo deklaratë e Tabakut vjen pas paralajmërimit të Sali Berishës për shkrirjen e SPAK-ut, si një organ politik në duart e Kryeministrit.
Tv Klan