Skënder Baku ishte dënuar me 35 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 2013 në qytetin e Fushë-Krujës. Megjithatë deri më sot, ai kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë.

Në video më lart shihet momenti kur forcat e policisë e sjellin 53-vjeçarin në ambientet e policisë së Durrësit. Ai është i prangosur dhe i zhveshur nga mesi e lart.

53-vjeçari, nga fshati Luz i Fushë-Krujë u dënua nga Gjykata për Krimet e Rënda më 28 Shtator të 2015-s, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Kjo pasi më 1 Shtator të vitit 2013, Baku vrau me armë zjarri Lulzim Sherën. Vrasja ndodhi për hakmarrje. Kjo pasi në vitin 1991, Shera kishte vrarë vëllain e Bakut. /tvklan.al