Reforma duhet çuar përpara me çdo kusht

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri thirrje këtë të mërkurë që të plotësohen sa më shpejt vendet e mbetura bosh në sistemin e drejtësisë për shkak të Vettingut. Në një tryezë të thirrur nga Komiteti i Helsinkit në Shqipëri, ku ishin të pranishëm edhe krerët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë, Kim tha se reforma duhet çuar përpara me çdo kusht.

“Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. Plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Por, KLD ka mundësinë për të rikthyer procesin ne shtegun e duhur duke vendosur aty gjyqtarët që plotësojnë kriteret e Vettingut. Këshillet duhet të caktojnë mirë standardet më qëllim që t’i kërkojnë llogari magjistrateve dhe të adoptojnë Kodet e etikes për gjyqtarët dhe prokurorët”.

Ndërsa gjetjet e dala nga një monitorim i kryer nga Komiteti i Helsinkit mbi Reformën në Drejtësi nxirrin në pah mungesën e dëshirës së magjistratëve për t’u emëruar në vendet vakante. Po ashtu me problem konstatohej edhe emërimi i prokurorëve që nuk e kanë kaluar ende Vettingun.

Për këtë të fundit kreu i KLP dha arsyet se perse sistemi i karrierës në prokurori nuk mund të pezullohej.

Të pezullosh sistemin e karrierës është si ta çosh këtë system në një vdekje klinike. Ne nuk e pezullojmë dot sistemin e karrierës pavarësisht vështirësisë që krijon veprimi i Vettingut. Drejtuesit e prokurorive, ndryshe nga kryetarët e gjykatave, kanë rol të rëndësishëm procedural, i cili nuk mund të mungojë. Dhe në rast se ky rol ushtrohet nga dikush që është i vendosur në atë pozicion vetëm përkohësisht është me një përgjegjësi të kufizuar”, u shpreh kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Ambasadorja amerikane shtoi gjate takimit se  zbatimi i Reformës në Drejtësi ka kosto vetjake dhe profesionale, por që duhet bërë në të mirë të shtetit shqiptar.

Tv Klan