Drejtimi i organizatave socialiste nga gratë

Posta

Drejtimi i organizatave socialiste nga gratë

19:45 22/10/2019

Rama takim me këshilltaret e 61 bashkive

Propozimin e anëtarëve të kryesisë për të bashkëdrejtuar një burre dhe një grua çdo organizatë socialiste, Kryeministri Rama thotë se është i vendosur për ta mbeshtetur.

Por që kjo të bëhet realitet, në një takim me të gjitha këshilltaret në të 61 bashkitë e vendit, ai kërkon që drejtimi i këtij procesi të merret nga vetë ato neë dorë.

Paragjykimet gjinore nga vetë drejtuesit burra në forumet socialiste, vetë Rama thotë se nuk mungojnë.

Rama e nënvizon, duke lënë mënjanë modestinë, faktin se qeveria e tij renditet e pesta në botë për barazinë gjinore por që sipas tij Partia Socialiste është më e votuar nga gratë dhe vajzat.

Për të afruar më shumë gra dhe vajza në Partinë Socialiste, këtë të martë bën publike nismën më të re “Edhe Një”.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT