Dy persona janë lënduar lehtë pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në kanal. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fier – Seman.

Drejtuesi i mjetit Bexhet Buzi 43 vjeç po drejtonte automjetin “Mitsubishi” në gjendje të dehur kur humbi kontrollin e mjetit. Për pasojë u dëmtua vet drejtuesit dhe pasagjeri 25-vjeçar me iniciale R.H. Ata morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi shoferin Bexhet Buzi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

/tvklan.al