Në total 18 shoferë të prangosur

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi drejtonte automjetin nën efektin e drogës dhe pa patentë.

Me arrestimin e të riut shkon në 18 numri i shoferëve që kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike që prej aplikimit të pajisjes drogë testuese Aquila Scan. 

27-vjeçari u testua nga punonjësit e policisë pasi gjatë drejtimit të mjetit kryente manovra të gabuara.

Pas arrestimit i riu akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Tv Klan