Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Klan News bën me dije se Gjoka është përfshirë në një aksident mbrëmjen e djeshme. Pas aksidenti policia i ka bërë testin e alkoolit dhe ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë mësohet se këngëtari ndodhet në spital, pasi ka pësuar dëmtime të lehta nga përplasja e makinave. Gjoka ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë pritet që këngëtari të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka arrestohet për këtë vepër penale.

Pak muaj më parë ai ra në prangat e policisë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur./tvklan.al