Hajrie Kogjini ka një problem që lidhet me kadastrën Durrës. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj ka dashur që prona të kalojë në emrin e saj. Ajo bërë të gjitha procedurat nëpërmjet zyrës noteriale dhe vazhdimisht kadastra i ka kërkuar të plotësojë aplikimet me dokumente.

Tani shërbimi i është bllokuar pasi ka mbushur numrin e aplikimeve të plotësuara. Hajria thotë në emisionin “Stop” në Tv Klan se prej një viti nuk po merr përgjigje dhe as shërbim.

Qytetarja: Më fal të të pyes! Kush na jep informacion neve?

Roja: Nuk ka informacion. Vetëm në e-Albania.

Qytetarja: Si me e-Albania more? A ka një zyrë informacioni aty?

Qytetarja 1: Nuk ka informacion te e-Albania. I presim informacionet aty, asgjë nuk ka … Asgjë dhe posta na keni mbush me letra me përgjigje, ku thoni gjithë kohës, po procedojmë, po procedohet. Asgjë.

Qytetarja: Nuk del njeri këtu?

Qytetarja 2: Asnjë!

Qytetarja 3: Kush e sqaron popullin, që rrijmë këtu po presim?

Qytetarja 1: Kanë gjetur, këto kanë krijuar një e-Albania me mbyll gojën edhe kaq. Drejtorë kemi me shumicë, kjo ka rëndësi.

Qytetarja i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme dhe kjo e fundit shprehet se do të merren masa ndaj personave dhe gjithashtu detyron kadastrën Durrës të kthejë përgjigje, por sërish kadastra e Durrësit prej 5 muajsh nuk ka kthyer asnjë përgjigje./tvklan.al