Drejtoreshës së barnave i bie të fikët



Drejtoreshës së barnave i bie të fikët

18:10 15/04/2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një konference për shtyp të autoriteteve shëndetësore në Danimarkë.

Teksa po komunikohej vendimi për heqjen e vaksinës Astrazeneca nga procesi i vaksinimit të popullsisë, Drejtores së Departamentit të Farmakologjisë së Agjencisë Daneze të Barnave, Tanja Erichsen, i ra të fikët.

Incidenti ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe u pa në të gjithë mediat dhe më pas u ndërpre menjehëre. Sipas mediave vendase Tanja kishte pësuar ulje të presionit të gjakut për shkak të lodhjes.

Në një deklaratë për median, anëtarët e Bordit Shëndetësor deklaruan se Erichsen është në gjendje të mirë.

Kujtojme se Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar njoftoi se siguria që ofron AstraZeneca i tejkalon rreziqet dhe mpiksjet e gjakut janë efekte anësore të rralla. Kjo nxiti shumë shtete që të nisnin sërisht vaksinimet në bllokun europian.

Klan News







Të ngjashme