Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer: Më mirë një vaksine e përvitshme për Covid-19, se sa doza të shpeshta përforcuese




Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer: Më mirë një vaksine e përvitshme për Covid-19, se sa doza të shpeshta përforcuese

10:19 23/01/2022

Albert Bourla thotë se një vaksinë e përshtatur ndaj variantit ‘Omicron’ është një zgjidhje e mirë

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla deklaroi se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte  më mirë se sa të ofrohen doza të shpeshta përforcuese.

Vaksina COVID-19 e Pfizer/BioNtech ka treguar të jetë efektive kundër sëmundjeve të rënda dhe  fataliteteve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e  transmetimit.

Në një intervistë  të fundit Bourla u pyet nëse ai parashikon që dozat përforcuese do të ofrohen rregullisht çdo katër deri në pesë muaj. “Nuk do të ishte një skenar i mirë. Unë shpresoj që të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëjmë një herë në vit”, u shpreh ai .

“Ne po përpiqemi të shohim nëse mund të krijojmë një vaksinë që jep mbrojtje nga Omicron, por që është efektiv edhe për variantet e tjera dhe kjo mund të jetë një zgjidhje”, shtoi më tej ai.

Një studim paraprak i publikuar nga një qendër mjekësore në Izrael zbuloi se një dozë e katërt rrit antitrupat në nivele edhe më të larta se e treta, por  nuk është e mjaftueshme për të shmangur Omicron.

Klan News











Të ngjashme